Bushati niset per në Beograd pas thirrjeve të Ambasadorit serb për Kosovën dhe Preshevën

Një ditë para vizitës së ministrit tonë të Jashtëm Ditmir Bushati në Beograd, ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç deklaron se Kosova është pjesë e Serbisë. Nga Shkodra, diplomati tha se Beogradi nuk do ta njohe kurrë pavarësinë e Kosovës.“Pozicioni i Serbisë është shumë i qartë, për ne Kosova dhe Metohija është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka mundësi dhe asnjë mundësi për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kosova dhe Metohia kanë qenë Serbi, akoma janë dhe do të vazhdojnë të jenë. Për ne nuk është shtet i pavarur dhe nuk do të jetë”, tha Zariç.Ambasadori Zarci u shpreh se Kosova nuk ndikon në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Tiranës dhe se e ardhmja e Shqipërisë dhe Serbisë është në BE.“Jo. Serbia ka orientim strategjik për anëtarësim në BE si Shqipëria. Serbia është shtet sovran, ka qeveri, kuvend dhe president dhe pozicioni jonë është shumë i qartë. Nuk komentojmë Shqipërinë me territor tjetër”, u shpreh Zariç.Ambasadori i Serbisë ne Tirane vlerësoi miratimin e ligjit për minoritetet në vendin tonë, duke thëne se është nje hap pozitiv per te ardhmen e vendit.Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati do vizitojë sot Serbinë ku do të marrë pjesë në takimi e tretë trilateral mes Shqipërisë, Serbisë dhe Italisë.Mësohet se Bushati do të takohet fillimisht me Presidentin Aleksandar Vuçiç, kryeministren Ana Brnabic dhe më pas me homologun serb e atë italian Ivica Dacic dhe Angelino Alfano, rreth orës 14:30.Të tre ministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për media në orën 15:20./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT