Çfarë dihet për Jakup Ferrin?

I/E nderuar lexues!
Jakup Ferri (1832 – 1880) ka qenë luftëtar dhe udhëheqës ushtarak popullor nga qyteti i Plavës. Pjesëmarrës aktiv në lëvizjen kryengritëse të viteve ‘60 kundër Tanzimatit në krahinën Plavë-Guci, si dhe në luftimet kundër orvatjeve të ushtrisë malazeze për të pushtuar toka shqiptare më 1874 e 1876. Jakup Ferri ka qenë pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe anëtar i Komitetit të Lidhjes për Plavën.

Ishte një nga organizatorët e aksionit të Gjakovës në shtator 1878, që përfundoi me vrasjen e Mehmet Ali Pashës. Udhëhoqi forcat mbrojtëse shqiptare më 4 dhjetor 1879 në afërsi të Nokshiqit dhe të Velikës dhe u vra në luftimet me trupat malazeze./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT