Çfarë dihet për Zdrajshin?
I/E nderuar lexues!Zdrajshi është fshat në rrethin e Librazhdit që përmendet si vendbanim që më 1467. Në veri të fshatit ndodhen rrënojat e një qyteze me emrin “Kala”, kurse në perëndim janë rrënojat e një qyteze ilire. Bën pjesë në zonën etnografike të Çermenikës. Këtu u hap e para shkollë shqipe në krahinën e Çermenikës më 1916.Gjatë LANÇ janë zhvilluar disa përpjekje ndërmjet forcave partizane dhe pushtuesve. Këtu ka rënë Heroina e Popullit Shejnaze Juka. Zdrajshi ka qenë qendër e kooperativës së bashkuar. Në të ka pasur shkollë të mesme bujqësore, muze, shtëpi kulture, spital, njësi tregtare e komunale. Sot e gjithë zona është lënë në mëshirë të fatit./ZgjohuShqiptar.info