Cili ka qenë Pal Gazulli?

I nderuar lexues!
Pal Gazulli (1405-1470) ishte humanist shqiptar, diplomat, pedagog, orator dhe një ndër bashkëpunëtorët e Skënderbeut.Pal Gazulli, ose ai që e thërrisnin “Mendja e Kastriotit”. Familja Gazulli në mesjetë ishte një nga familjet e njohura feudale shqiptare nga Kabashi i Pukës dhe Ndërfana e Mirditës.

Më 1442 u emërua rektor i shkollave të Raguzës, detyrë që e mbajti dy vjet.U kthye në atdhe pas formimit të Lidhjes së Lezhës dhe qe një ndër bashkëpunëtorët besnikë të Skënderbeut.

Nga viti 1452 deri më 1459 shërbeu si ambasador në Republikën e Raguzës dhe nënshkroi në emër të Skënderbeut një sërë marrëveshjesh me të.

Në vitin 1462 ai i kërkoi Republikës ishujt Hvar dhe Korcula për ushtrinë shqiptare në rast të një tërheqjeje të mundshme. Jetoi dhe vdiq në Raguzë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT