Dikur kur tentonin të hiqnin flamurin kuqezi, shqiptarët gati të përleshëshin dhe me KFOR-in (Video)

Ishte viti 1999 kur Kosova ishte çliruar nga forcat serbe dhe administrohej nga misioni i Kombeve të Bashkuara UNMIK.Një urdhër i UNMIK-ut që në objektet e komunave të mos shihet asnjë simbol tjetër përveç flamurit të Kombeve të Bashkuara kishte nxitur protestat e shqiptarëve në Podujevë, shkruan zgjohushqiptar.infoMijëra qytetarë ishin mbledhur para objektit të Komunës, pasi UNMIK kishte hequr flamurin kuq e zi dhe e kishte vendosur atë të OKB-së.Ky vendim kishte nxitur paknaqësi tek shqiptarët të cilët detyruan që 200 ushtarë të KFOR-it ta rrethonin objektin e komunës nga frika se mund të shpërthej dhuna.Siç shihet edhe në pamjet e asaj kohe, shqiptarët për pak sa nuk ishin konfrontuar me ushtarët britanez për flamurin shqiptarë. Dikur të gjithë bëheshin në një mëndje dhe e konsideronin flamurin kuqezi të vetmin për shqiptarët, e ndërsa sot një pakicë e mbanë në zemër flamurin me banane dhe kanë harruar që për shqiponjën me dy krena është derdhur gjaku lumë ndër vite… Po sot a do të ndodhte një reagim dhe indinjatë e tille? Një gjë është e sigurt, komb kosovar ska ekzistuar dhe sdo te ekzistojë. Kosova është një krahinë e Shqipërisë, është zemra e Shqipërise dhe bijtë e shqipes do ta mbrojnë atë si cdo krahinë tjetër me cdo cmimë./a.s/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT