Historike, zyrtarizohet gjuha shqipe në Iliridë
Shqipja, gjuhë zyrtare në Maqedoni. Në një votim historik, me 69 vota pro dhe asnjë kundër, Parlamenti i Maqedonisë, miratoi ligjin për përdorimin e saj në të gjithë territorin e vendit fqinj. Ky do të zëvendësojë ligjin aktual që e njihte të drejtën e gjuhës, aty ku shqiptarët janë shumicë në Maqedoni. Debati parlamentar nisi në 5 Shtator, për t’u finalizuar sot, pas 4 muajsh. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe ishte ndër premtimet kryesore të kryeministrit Zoran Zaev dhe kushti kryesor që të siguronte mbështetjen politike të shqiptarëve në përpjekjet për të ardhur në pushtet./ZgjohuShqiptar.info