I nderuar, Kosova është zemra e Shqipërisë Etnike!
Bota shqiptare politike sot nuk është në koordinim kombëtar sa i përket terrenit për të siguruar një të ardhme premtuese , drejt rrugës së zgjidhjes së çështjes së pazgjidhur shqiptare. Në këtë pike, rasti i Kosovës është një histori në vete që ka përdorur modele të ndryshme politikanësh të cilët vetëm se e kanë thelluar krizën dhe rrugën për të cilën, e tashmja fletë kundër të ardhmës jo të largët, që kemi para vetes .Disa qendra të politikës ndërkombëtare, që predikojnë, nga njëra anë, zgjidhjen paqësore të problemeve ndëretnike e ndërshtetrore, duket se , nga ana tjetër , pranojnë de fakto heshtazi realitetitn e krjiuar me dhunë siç është rasti i veriut në Mitrovicën , qytetin e ndarë nga konceptet politike, në fillim si e veriut dhe e jugut në fjalorin e përditshëm politik .Klasa politke po e përjeton auditimin e vetvetes në kuptimin e kohës , sepse problemet e grumbulluara asnjëherë nuk i ka rradhitur për të kërkuar zgjidhje , dhe vetëm se ka kërkuar zgjedhje ,ku duhet vënë në pah krijimin e Forcave të armatosura . Realiteti i prodhuar nga një problem në tjetrin vetëm sa e ngarkon pasqyrën e qasjen, si nga ana jonë po ashtu edhe nga prizmi i reflektimit në agjendën e poltikave ndërkombëtare . Prandaj kosoves i duhet urgjentisht ushtria e kosoves dhe një Qeveri teknike për shkak te krizës politike, por këto parti qe 15 vite vetëm se kanë derivuar këtë krizë politike e morale dhe ekonomike ftojmë popullin që vetë ta merrë situateën në dorë , që vetë ta zgjedhë një qeveri kombëtare . – Neve na duhet nji Parlament tjetër , jo ky tani që është ; i dështimeve , fjalëve onduluese , e kriminalitetit e korrupcionit , i pafuqishëm ndaj vetës dhe minoriteteve . Ku deputetët nganjëherë nuk i’a kanë idenë se pse janë aty.
Tashmë nuk duhet të kërkohet që nga kombi shqiptar të sakrifikojë interesin e tij , për hir të paqes Ballkanike , në qoftë se subjektet ndëkombëtare me përgjegjësi të veçantë reagojnë për të mbrojtur këto të drejta , dhe në rastin tone , ku Shteti i ri dhe Republika e kërcënuar nga vetë faktori që e vë në lëvizje, pra Partitë, nuk premtojnë mbështetje dhe zgjidhje atëherë populli do të jetë faktori popull që aq shumë është nënqmuar dhe mbiqmuar shpeshherë për rrethana kalimtare do ta vendosë ; Sistemin në një defunksionalizmin të ligjit, çrregullim të tregut, dyndjeve sociale , pra do të kthehemi në fillimin e hyrjes së tranzicionit, ku edhe tani me këtë përditëshmeri faji ku secili është sikurse secili , do të jetë problem që në vend se të riparohet , po mundohet të zhduket nga shumë politikëbërës . Dhe është rasti i veçantë që kriza është brenda Institucionve dhe pezmin dhe frustrimin e përjeton jashtë populli.Ne po ashtu ftojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të vendosin gjendje ushtarake për shkak të agresionit ruso-sërb dhe organizatave terroriste , kjo duhet të jetë garantë për zbatimin e plotë e të njëmendtë të të drejtave të njeriut .Shqiptarët kanë arsye dhe është e domosdoshme që të kalojnë në fazën e konsolidimit , nga ajo e çlirimit kombëtar .Një gjendje e tillë do ta garantojë dëshminë e Demokracisë si sistem dhe si process, atëherë besojmë se do të jemi të barabartë edhe para Njeriut edhe para Zotit , thjeshtë kur ligjet flasin armët heshtin .Kohën e humbur me vetveten ta kanalizojmë në procese të së ardhmës së përbashkët dhe me këtë Aleancë veriatlantike , shpresat dhe bindjet janë të arsyeshme . Me një Kosovë të orientuar mirë,dhe të mbajtur nën përgjegjësi të Demokracisë , çdo gjë është e mundur dhe e duhur .Çështja kombëtare shqiptare ka përmasa ballkanike e evropiane dhe kërkon trajtim përkatës, me përgjegjësi të plotë historike e politike ; vetëdijesimin e plotë ndërkombëtar për pozitën kombëtare të shqiptarëve sot dhe për falsifikimin e historisë së tyre nga pushtuesit fqinjë , andaj mostrajtimi i barabartë edhe sot nuk siguron stabilitetin e gadishullit ./ZgjohuShqiptar.info