Ivanov bllokon ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov nuk do të dekretojë ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Sipas presidentit, ligji rrezikon sovranitetin dhe integriten territorial të Maqedonisë.
Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjell me flamuri evropian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore”, tha mes tjerash Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.
Ligji u miratua nga 69 deputetë të shumicës parlamentare dhe të partive opozitare shqiptare. Poashtu në një votim të dyfishtë nga ligjvënësit e komuniteteve të ndryshme nga maqedonasit, ligji mori mbi 96 përqind të votave.
Ligji, mes tjerash thekson se “gjuhë zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik”, ndërsa në nenin vijues thuhet: “Krahas maqedonishtes, gjuhë tjetër zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin së paku 20 përqind e popullatës dhe alfabeti i saj”.
Sipas ligjit, gjuha shqipe do të ketë shtrirje të gjerë edhe në institucionet e lara shtetërore dhe publike, gjyqësore e vendore ku nuk përdorej deri më tani.
Do të zërë vend edhe në uniformat e policisë dhe organeve të tjera shtetërore. Seancat e parlamentit do të mund të drejtohen në gjuhën shqipe kur kryetari ose kryesuesi të jetë shqiptarë, apo ministrat shqiptarë në qeveri të flasin në gjuhën e tyre amtare dhe vendimet e shkresat të jenë në të dy gjuhët, maqedonisht dhe shqip./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT