Nga vjen fjala Hasi?

I nderuar lexues!Hasi ishte dikur lloj i pronës tokësore feudale më i madh se timari dhe ziameti. Të ardhurat vjetore prej tij ishin mbi 100.000 akçe. Haset e para në tokat shqiptare u krijuan gjatë shek. XV dhe u shtuan më vonë me përforcimin e pushtetit osman. Më të mëdha ishin haset që zotëroheshin nga sulltani. Të ardhurat e tyre vileshin për llogari të thesarit shtetëror. Ato përfshinin të ardhurat më të rëndësishme të vendit, të cilat vinin nga taksat e vjela gjatë shitblerjes së mallrave në tregjet kryesore, nga doganat, kriporet, peshkimi, miniserat, si dhe nga detyrimet e një numri qytetesh dhe fshatrash. Në çdo sanxhak ishin krijuar edhe hase të tjera që zotëroheshin nga sanxhak-bejlerët./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT