Si u shkatërrua Bylisi?

I nderuar lexues!Bylisi ishte një qytet ilir pranë fshatit Hekal të Mallakastrës (gërmimet janë bërë më 1978-1983). U zhvilluar në shek.IV p.e.r. si kryeqendër e fisit ilir të bylinëve. Kishte sipërfaqe 30 ha, të rrethuar me mur të tipit katërkëndësh, me 7 hyrje e 7 kulla. Qeverisej nga një këshill (buleja) dhe nëpunës të përvitshëm. Në shek. III p.e.r. u sistemua dhe u ndërtua agoraja (qendra) e qytetit prej 4 ha, ku ngrihej teatri me rreth 9000 vende, stadiumi, gjimnazi etj. Pas pushtimit romak u përfshi në provincën maqedonase, por e ruajti autonominë bashkë me rrethinat deri në shek.I të e.r. kur u kthye në koloni romake. Pas rrënimit të Apolonisë në shek.V-VI u bë qendra kryesore midis Shkumbinit e Vjosës. Në fillim të shek.V u vendos në Bylis peshkopata e Bylisit dhe e Apolonisë. U rrënua gjatë dyndjeve barbare të shek.VI dhe nuk u rimëkëmb më. Qendra peshkopale u shpërngul në Ballsh./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT