Viti 99: Momenti kur oficeri gjerman u jep 30 min kohë forcave serbe ta lëshojnë Prizrenin (VIDEO)
Jo pak situata të tensionuara kishte në kohën kur forcat e NATO-s kishin arritur në Kosovë dhe ishin përballur me ato jugosllave.
Një e tillë ishte edhe në vitin 1999 në Prizren, kur forcat gjermane të KFOR-it ishin pritur me duartrokitje nga qytetarët, por brenda qytetit ishin takuar me forcat serbe të cilat ende nuk ishin tërhequr nga Prizreni.Në një video shihet se si komandanti i forcave gjermane të KFOR-it, i jep ultimatum oficerit serb që bashkë me ushtrinë të largohet nga Prizreni, shkruan Magazina.al.Nga biseda që shihet në video komandanti gjerman i drejtohet oficerit serb me fjalët se keni kohë 30 minuta të largoheni, ndërsa oficeri nis të kërkojë shpjegime, por komandanti gjermani ia numëron minutat e ultimatumit, duke i thënë: ”Kanë mbetur edhe 28 minuta”.
Pas kësaj ushtria serbe i bindet urdhrit të KFOR-it dhe nis të tërhiqet nga qyteti./ZgjohuShqiptar.info
Pas kësaj ushtria serbe i bindet urdhrit të KFOR-it dhe nis të tërhiqet nga qyteti./ZgjohuShqiptar.info