Zheji: Basha bëri pakt me Ramën për të marrë 13 milionë eurot
Gazetari Artur Zheji në një shkrim të botuar në portalin që drejton “360 gradë.al” ka komentuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut, që detyron qeverinë shqiptare të paguajë 13 milionë euro për investitorët dhe banorët e pallatit të Lulzim Bashës në Vlorë
Zheji në shkrimin e tij shkruan se se kundërshtarët e Ramës sot ndihen kokëulur, idhtarët e opozitës nuk shohin ndonjë epërsi të liderit të tyre ndaj kryeministrit dhe ngre pikëpyetjen se mos ky është fundi i PD
“Rama, në strategjinë e vet të pushtetmbajtjes, është bërë tashmë një mjeshtër i madh, në korruptimin e shpirtrave njerëzorë dhe në korruptimin e kundërshtarëve të tij politikë në rradhë të parë. Në këtë grackë, duket se ka rënë edhe Basha dhe jo vetëm kësaj rradhe. Sepse tundimi është i madh dhe sepse shpresa që ky popull, është kështu si është, të gjithë aktorët politikë mendojnë shumë dukshëm për xhepin e fryrë të ekonomisë së tyre familjare.
Prandaj edhe demokratët janë më së shumti të trishtuar, sepse kryeminstri “armik” u nxorri dukshëm transaksionin shumë milionësh dhe do ta paguajë këtë 13 milionësh në euro, me qejf të madh dhe me jehonë të madhe, duke e shndrruar në një katastrofë të re elektorale për kundërshtarin politik” shkruan ndër të tjera ai./ZgjohuShqiptar.info
