A do ta firmosë paktin e detit me Greqinë? Meta: Dua ta blindoj këtë proces
Marrëveshja e detit me Greqinë dhe raportet se pala shqiptare i ka falur Athinës zyrtare plot 12 milje kanë qarkulluar në mediat shqiptare, javët e fundit.
Lidhur me këtë pakt nevojitet sigurisht plotfuqishmëria nga presidenti i vendit Ilir Meta.
I ftuar sot në “Studio e Hapur” Meta tha se do të përmbushet detyra e Presidentit si nga ana institucionale dhe nga ana kushtetuese.
Presidenti i pyetur rreth kësaj çështje tha:
Do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrën time, kushtetuese dhe institucionale. Ne do të jemi transparente. Kemi bërë të qartë se çfarë kërkohet nga Presidenti. Pastaj ka pasur një reflektim nga MEPJ i cili në disa elementë është vlerësuar për t’u plotësuar më tej.
Dikush mund të mendoj se jam në një situatë të vështirë po unë jam në një situatë shumë komode, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Opozita ka një mendim tjetër, qeveria ka një mendim tjetër, unë i respektoj të dyja këto.
Nuk ka asnjë synim paragjykim ndaj listës së negociatorëve, ka pjesën e saj të rëndësisë në negociata. Unë shpresoj se do të kemi listën më të mirë. Nuk kam paragjykime por ndikohemi nga opinionet që qarkullojnë.
Sa për negociatat mes Bushatit e Kotzias, nuk mund të them se kam ndonjë informacion të jashtëzakonshëm, kemi disa informacione nga takimi i fundit me ministrin e Bushati, kemi kërkuar më tepër saktësime.
Unë institoj në respektimin strikt të pikave të gjykatës Kushtetuese sepse është detyra ime, unë mbaj përgjegjësi nesër pasnesër edhe ligjore për mos respektimin e këtyre kërkesave, veçse mbaj edhe përgjegjësi politike.
Unë dua që këtë proces ta blindoj. Nga pikëpamja kushtetuese dhe nga përmbajtja se mendoj që këto janë të lidhura bashkë. Kaq. Dhe unë këtu kam qenë që nga 24 korriku në rast se kjo gjë ka pasur mundësi të bëhej më përpara. Veprimet e Presidencës dhe presidentit kanë qenë më të shpejtat e mundshme.”/ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!