Dorezohet qeveria e Kosovës, “shkulet” flamuri në hyrje të Prishtinës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka autorizuar ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në hyrje të qytetit të Prishtinës, më saktësisht te rrethrrotullimi. 

Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një burim i mirinformuar brenda Qeverisë së Kosovës. Sipas këtij burimi, brenda pak çastesh pritet zëvendësimi i flamurit shtetëror me atë kombëtar.Këtë vendim kryeministri Haradinaj e ka marrë sot.
Ndryshe, zëvendësimi i flamurit kombëtar me atë shtetëror ka ngjallur debat të madh në opinion. Madje, disa qytetarë edhe kanë protestuar në shenjë pakënaqësie./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT