Edi Rama dorëzohet përballë “presionit” qytetar, tërhiqet nga HEC-et në Osum
Kupa është mbushur!
Prej ditës së dielë përdoruesit e rrjeteve sociale dhe disa media kanë gëluar nga lajmi se në Kanionet e Osumit do ndërtoheshin HEC-e.
Valbona iku dhe ndoshta të irrituar nga ky fakt tashmë i pandryshueshëm, impakti për shkatërrimin e kanioneve të Osumit ishte më i madh tek qytetarët.
E për këtë, kryeministri Edi Rama paraditen e sotme ka bërë një postim “mea-culpa” në Facebook.
Rama pranoi se qeveria e tij do të tërhiqet nga ndërtimi i hidrocentraleve në Osum, një projekt i nisur nga qeveria “Rama I” që asokohe pati marrë miratimin e kryeministrit aktual.
Presioni i madh qytetar për të ndaluar shkatërrimin e një zone të mbrojtur si “Monument Natyre”, siç janë Kanionet e Osumit, më në fund ka dhënë efekt, Rama kërkoi falje duke u tërhequr./ZgjohuShqiptar.info