Idrizi: Kemi ecur sipas agjendës greke

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka këmbëngulur se Shqipëria deri tani ka ecur sipas axhendës greke. Këtë deklaratë ai e ka dhënë teksa ka qënë i ftuar në studion e “Ora News”, me gazetaren Ilva Tare. Për Idrizin, është më e rëndësishme për Shqipërinë kufiri tokësor sesa detar. Ai ka tumbetuar faktin se deri më sot ne kemi ecur sipas axhendës së shtetit grek, edhe kërkesa për kufijtë detarë është një kërkesë e Athinës zyrtare.
“Sot nuk po flitet për marrëveshjen e kufijve tokësorë. Është më e rëndësishme për Shqipërinë, sesa e kufijve detarë. Deri më sot ne kemi ecur sipas axhendës së shtetit grek, edhe kërkesa për kufijtë detarë është një kërkesë e Athinës zyrtare. Nevoja e Shqipërisë ka qenë që ta fillonte nga kufiri tokësor. Ne kemi një ligj lufte, kemi një vend që nuk e njeh traktatin e Firences, pra ne i kemi kufijte me deklarim të ndërkombëtarëve.
Masakra e Peshkëpisë në 1996, ku bandat greke hynë në postën ushtarake shqiptare dhe nëse do të shikoni gjyqin që u bë në Athinë, thoni jo, ne nuk e dimë që kjo postë ka qenë në territorin e Shqipërisë, por ndoshta në territorin e Greqisë. Realisht deri më sot ne kemi avancuar me axhendën e palës greke. Kjo axhendë është vendosur që nga Micotaqis në 1996 dhe axhenda greke sot pothuajse është e mbyllur.
Me këtë ça kam parasysh? U bë ligji për toponimet, u bë ligji për minoritetet kur për herë të parë e nxorën Shqipërinë me 9 minoritete, po zgjerohen zonat minoritare”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT