Miku i shqiptarëve kujton luftën e Kosovës, kërkon vajzën që i dhuroi lule në Reçak
Ish ambasadori, William Walker, kryetar i OSBE-së në Misionin e Verfikimit të Kosovës në vitet 1998-1999, është nga ata miqtë e shqiptarëve dhe Kosovës, që nuk lë festë të rëndësishme pa vizituar këtë vend. Edhe në këtë 10-vjetor të Pavarësisë, ai ka dashur të festojë në Kosovë, të cilën e quan shtëpinë e tij të dytë.
Walker, sa herë që vjen në Kosovë, bën homazhe në Reçak. Ai shpreh dëshirën për të takuar 4-vjeçaren, e cila i ka dhuruar një lule në Reçak në vitin 1998.
Miku i shqiptarëve thotë ndonëse është e lodhshme rruga nga Uashintoni në Kosovë, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri sa të mundet, pasi atë e motivojnë njerëzit e Kosovës dhe dashuria e tyre ndaj tij./ZgjohuShqiptar.info