Ministri jep dorëheqjen për arsyen e çuditshme. Pse nuk ndodh diçka e tillë në Shqipëri?
Ministri i departamentit të Ekonomisë jep dorëheqjen, Lord Michael Bates ka dhënë dorëheqjen, për shkak se mbërriti dy minuta me vonesë në Dhomën e Lordëve.
‘Më vjen keq për këtë sjellje, nuk isha në vendin e duhur për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Më vjen turp që nuk isha në vendin tim dhe për pasojë jap dorëheqjen,” u shpreh ministri, ndërsa në sallë u dëgjua pasthirrma mohuese “Joo”.
Raste të tillë të bëjnë të reflektosh, se sa ndryshe jemi nga pjesa tjetër e botës. Në Shqipëri as që mund ta imagjinosh që një zyrtar të japë dorëheqjen për një vonesë./ZgjohuShqiptar.info