Në Serbi kërkojnë që Edi Rama të shpallet ”non grata”

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Parlamentin e Kosovës se Shqipëria e Kosova duhet të kenë një politikë të përbashkët të jashtme dhe mbase edhe një president mbarëkombëtar, ka sjellë reagimin e disa politikanëve në Serbi.
Një ndër ta është edhe kryetari i Partisë Kombëtare Serbe, Nenad Popoviç.
Ai ka pohuar se deklarata e tillë e Ramës është e drejtuar kundër paqes në rajon dhe përfaqëson një akt armiqësie ndaj Serbisë dhe popullit serb.
Prandaj, sipas Popoviç, Rama duhet të shpallet “person non grata”, apo person i padëshirueshëm në Serbi.
Deklarata e Kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria dhe shteti i rremë i Kosovës do të kenë një politikë të jashtme të përbashkët dhe president, është e drejtuar kundër paqes në rajon dhe përfaqëson një akt armiqësor ndaj Serbisë”, thotë Popoviç, njofton Klan Kosova.
Ai shton se kjo është një tendencë për krijimin e Shqipërisë së Madhe, prandaj Rama duhet të shpallet i padëshirueshëm, kurse ambasadorit shqiptar në shtetin serb duhet t’i dërgohet një notë proteste./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT