President? Princi: Na duhet një mbret për bashkimin Kosovë-Shqipëri
Deklarata e Edi Ramës për një president të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës ka sjellë reagime të shumta si nga vendi ynë edhe nga Kosova. Disa e kanë pritur mirë, ndërsa të tjerë janë shfaqur tërësisht kundër.Ndër të shumtët që ka reaguar, ka qenë edhe Princ Leka, i cili ka shprehur mendimin e tij se mes dy vendeve ka nevojë për një mbret, për të realizuar bashkimin kombëtar.
Princ Leka shkruan në Facebook:Bashkimi Kombëtar ka qenë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, siç e sugjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara perëndimore”.Ndërkaq, deklarata e Ramës për një politikë të jashtme mes Shqipërisë e Kosovës apo edhe një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë, opozita e ka konsideruar si të pavlerë./ZgjohuShqiptar.info