Presidenti serb i gatshëm të heq dorë nga Kosova
Partia Demokratike e Serbisë ka thënë se Strategjia e re për zgjerimin e BE-së e ka qartësuar edhe më shumë se Serbia nuk mund të integrohet në Bashkimin Europian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.
Në Strategjinë e Komisionit Evropian, citon “Zeri.Info”, shkruan se arritja e marrëveshjes me Kosovën është shumë urgjente, përkatësisht është e qartë se kushti për hyrje në BE është njohja e pavarësisë së Kosovës si marrëveshja për kufizim e kufij me të, thotë kumtesa e kësaj partie e transmetuar nga mediet e Beogradit.
Në fund të kumtesës theksohet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shfaqur gatishmërinë që të heqë dorë nga Kosova.
/ZgjohuShqiptar.info