Qeveria pyet Shpend Ahmetin: Me cilin ligj e vendose flamurin e Shqipërisë në hyrje të Prishtinës?
“Në vitin 2014-të, Kryetari i Prishtinës e ka vendosur flamurin e Shqipërisë në hapësirën të cilën ju po pyesni. Nëse i është referuar një ligji për vendosjen e flamurit të Kosovës në po këtë hapësirë, atëherë le të na tregon Komuna e Prishtinës se me cilin ligj e ka vendosur flamurin e Shqipërisë dhe ne me po të njëjtin ligj po e vendosim flamurin e Kosovës!”, kanë thënë nga Qeveria.Prej kur ka filluar kërkesa që në atë pjesë të vendoset flamuri i Kosovës, Shpend Ahmeti i ka larguar përgjegjësitë nga vetja.E mbrëmë, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është deklaruar publikisht përsëri, teksa qytetarët e Kosovës po i kërkojnë vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës tek rrethrrotullimi, i njohur si ‘Rrethi’, në hyrje të kryeqytetit.Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë gabuar adresën për kërkesën e tyre.Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se kjo kërkesë duhet t’i adresohet Ramush Haradinajt.Sipas Ahmetit, vendosja e flamurit të Kosovës te ‘Rrethi’ është kompetencë e kryeministrit të vendit.Për të mbështetur pohimin e tij, Ahmeti ka treguar se çfarë parasheh saktësisht ligji për punët e Protokollit të Shtetit.“Neni 3 pika 4. “Protokolli i Shtetit kryen këto funksione:1.4. përgjigjet për organizimin e ceremonive për festat zyrtare, memorialë, shtetërorë dhe lokale, në rastet kur ato janë jubilare dhe kur për organizimin e të cilave formohet me vendim të Qeverisë të Republikës së Kosovës një komision shtetëror. “Neni 15 paragrafi 2 “Në mjediset e jashtme flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës qëndron i ngritur mbi ose pranë selive të institucioneve qendrore dhe lokale qeveritare, në pikat kufitare si dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njëzetekatër (24) orë dhe i ndriçuar drejtpërdrejtë gjatë natës. Në rastet e festave zyrtare dhe memoriale flamuri ngritët edhe në vende të tjera me autorizimin e Kryeministrit, për evenimente shtetërorë ose të kryetarit të Komunës, për evenimente lokale”./ZgjohuShqiptar.info