Shqipëri-Kosovë, a janë më pranë ekonomikisht?
Në vitin 2014, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët, e cila është pasuar nga 3 mbledhje të tjera të përbashketa të kabinetit ekzekutiv mes dy vendeve.
Përtej simbolikës kombëtare, të dy qeveritë kanë deklaruar publikisht se qëllimi kryesor i ketyre takimeve frekuente ka qenë dhe mbetet forcimi i bashkëpunimit ekonomik, për të rritur mirëqenien e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit. Por cilat janë rezultatet e derimëtanishme? Sa është niveli i shkëmbimit tregtar mes dy vendeve?
Vitin që lamë pas shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës u përllogaritën, sipas të dhënave të Bankës Qëndrore të Kosovës, në vlerën e 22.4 miliardë lekëve. Viti 2017-të shënoi dhe rritjen më të madhe të shkëmbimeve tregtare gjatë katër viteve të fundit. Kështu nga Kosova drejt Shqipërisë u eksportuan rreth 55 milionë euro mallra
Sakaq duke iu referuar raportit të prodhimit kombëtar rezulton se Shqipëria dhe Kosova tregtojnë aktualisht më pak sesa 5 vite më parë. Banka Qendrore e Kosovës bën të ditur se investimet shqiptare në Kosovë për vitin 2017-të ishin 28.6 milionë euro, ndërsa investimet Kosovare në Shqipëri vetëm 6.4 milionë euro. Megjithatë parë në këndvështrimin makro-ekonomik, marrëshëniet mes Shqipërisë e Kosovës, vitin e kaluar kanë pësuar një rritje 50 për qind më tepër se në vitin 2016.
Përpos shkëmbimeve tregtare dhe intesifikimit të bashkëpunimit ekonomik, përgjatë dy mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, janë nënshkruar me dhjetra marrëveshje që pritet të sjellin unifikimin e mëtejshëm ekonomik të dy vendeve, sduke nisur që me krijimin e një dogane të përbashkët e deri tek njehsimi i çertifikatave tregtare për sipërmarrësit. Nisma të cilat deri më tani ende nuk janë jetësuar./ZgjohuShqiptar.info