Skandali Novartis, a do bëjë FBI në Tiranë atë që bëri në Athinë?

Skandali me rryshfetet me kompaninë faramaceutike “Novartis” dhe rimbursimin e barnave ku përfshihen 2 ish-kryeministra dhe 8 ish-ministra të Greqisë është një dosje që u është përcjellë autoriteteve greke nga FBI amerikane.Avokati grek i tre personave paditës, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, tha për mediat se FBI ka në posedim të gjitha provat materiale që vërtetojnë përfshirjen e një pjese të politikanëve të akuzuar.Dokumentet, bisedat telefonike, videot, e-mailet dhe llogaritë bankare dëshmojnë favorizimin qe qeveritë greke i bënë kompanisë Novartis, duke dëmtuar konkurrencën.Bëhet fjalë për politikanë të partisë Demokracia e Re dhe PASOK, mes të cilëve ish-kryeministri Samaras, Komisioneri për Emigracionin, Dmitiris Avramopoulos, ish-ministri i Jashtëm, Evangjelos Venizelos etj.Paditësit janë ish-zyrtarë të Novartis, të cilët i kanë dhënë dokumente FBI-së dhe dinë çdo prapaskenë.Autoritetet amerikane kishin shprehur interesin për t’u informuar. FBI dërgoi informacionin që kishte nga kërkimet e veta.Por dalja e dosjes së Novartis gjatë debateve politike në Parlament, thuhet se ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe tek FBI, pasi raportet e saj u dërguan “vetëm për informacion dhe udhëzime mbi hetimet dhe jo për përdorime të tjera”.Rasti të sjell në mendje gjithsesi paralele me Tiranën, ku amerikanët janë në krye të përpjekjeve për reformën në drejtësi, tek e cila publiku shqiptar ka varur shpresën se do sjellë dënimin e politikanëve të akuzuar prej vitesh, por pa asnjë rezultat ndëshkues./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT