Adem Jashari kërkoi armatim nga Shqipëria: ‘12 automatikë i ka mbajtur në supe’

Ish-ushtaraku shqiptar, Ylli Mici, i cili e ka trajnuar komandantin legjendar Adem Jashari, tha se ai në fund të stërvitjes ka kërkuar armatim nga Shqipëria.
“Grupi i dytë ku ishte edhe Adem Jashari, kërkuan armatim në përfundim të stërvitjes”, kujton Mici atë kohë në Info Magazine.
“Ata bënë një kërkesë për armatim – ranë dakord që kushdo që donte të armatosej e kishte atë mundësi – u kthyen të armatosur në Kosovë sepse e kishin mendjen për luftë”.
“Adem Jashari vet e ka tërhequr armatimin për zonën e Prekazit”.
“Ai kishte marrë 13 automatikë, 12 i ka mbajtur në supe, ndërsa një në duar – në mënyrë që të ishte gjithmonë i gatshëm për luftë”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT