Ambasada Amerikane: Kemi një të përbashkët që është në rrezik
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto të shqiponjës, ku bën me dije se si Shqipëria dhe SHBA e kanë për simbol, e që sipas saj gjendet në rrezik.Ambasada përmend faktin se në 2007 shqiponja kryebardhë u hoq nga lista e shpendëve të kërcënuara në SHBA, dhe ndërkohë shtron pyetjen sesi mund të arrihet e njëjta gjë në Shqipëri.Postimi i plotë:“A e dini që shqiponja është simbol si për Shqipërinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara? Në Shtetet e Bashkuara, shqiponja kryebardhë u hoq nga lista federale e specive të kërcënuara dhe rrezikuara më 9 gusht 2007, dhe specia tani është në lulëzim. Për fat të keq, shqiponja është në rrezik në Shqipëri. Çfarë mund të bëjmë për t’i ruajtur këto specie të jashtëzakonshme?”/ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!