Doruntina Sylejmani, kampione bote në Matematikë, bëhet studente në Princeton
Doruntina Sylejmani pas suksesit që ka pasur në Olimpiadën Ndërkombëtare për Matematikë, ka arritur edhe një tjetër sukses, ajo tani është studente në Universitetin Princeton.
Doruntina Sylejmani është kampione dhe medaliste olimpike për Matematikë në Olimpiadën Ndërkombëtare për Matematikë, transmeton lajmi.net.Ajo përveç kësaj, ka arritur dhe një sukses tjetër duke u pranuar në Universitetin Princeton, që është instituti i katërt më i vjetër arsimor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ambasada e Kosovës në Amerikë e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një postimi në Twitter ku thuhet: “Njihuni me Doruntina Sylejmanin, medaljen e parë të Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës. Doruntina është në Matematikë, ajo që Majlinda është në xhudo, një kampione bote dhe medaliste. Sot ajo është studente në Princeton, me bursë./ZgjohuShqiptar.info
class="twitter-tweet" data-lang="en">Meet Doruntina Sylejmani, #Kosovo‘s first International Math Olympiad Medalist. Doruntina is to math, what Majlinda is to judo, a world champion and an Olympic medalist. Today she is a Princeton student, on a scholarship.#InternationalWomensDay pic.twitter.com/GZM4qtWtsN— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) March 8, 2018
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!