Hapet Panairi Mobilerisë “SHQIPËRIA 2018″, sektori me mbi 50 mijë të punësuar e 15 milionë euro eksporte në vit
Shoqata e Prodhuesve të mobilerisë është krijuar në Tetor të vitit 2011 si një organizatë vullnetare në mbrojtje të interesave të anëtarëve të saj dhe industrisë së përpunimit të drurit në vend. Ajo numëron 1900 biznese prodhuese me mbi 50 000 të punësuar. Eksporti i sektorit arrin rreth 15 milion euro në vit.
Ndërmarrjet pjesëmarrëse në panair shpesh marrin përsipër trajnimet profesionale të stafit të tyre duke rritur kështu profesionalisht punonjësit.
Duhet theksuar se ky panair mbledh së bashku, kompani e sipërmarrës shqiptarë që kanë investuar fuqishëm në këtë sektor, duke rritur cilësinë e prodhimeve ”Made in Albania‘ që konkurojnë sot importin dhe kanë arritur të sjellin në Shqipëri, përfaqësinë e brendeve më të mëdha ndërkombëtare në teknologji dhe aksesorë nga fusha e mobilerisë.
Gjeografia e pjesëmarrësve është nga rrethe të ndryshme të vendit, që përbëjnë bërthamën e prodhuesve mobiliarë. Ndërsa marrin pjesë, tradicionalisht tashmë, bizneset nga kosova që operojnë në këtë sektor si dhe nga vende të tjera të botës.
Panairi Mobilerisë “SHQIPERIA 2018 konsiderohet vendi i zbulimit te ideve të reja për tërheqjen e blerësve të rinj, e cila do te thotë më shumë mundësi për ekspozuesit dhe prezantimin e produkteve mobiliare me standarte bashkëkohore evropiane.
Panairi Ndërkombëtar i Mobilerisë SHQIPËRIA 2018
Panairi i Mobilerisë ka filluar me edicionin e parë në vitin 2004. Në harkun kohorë 1995 – 2018 sektori i mobilerisë, përgjithësisht tregtar ka ekspozuar në panairet e përgjithshme, por me kalimin e viteve, kompanitë shqiptare e vlerësuan pjesëmarrjen në panaire, si pjesë shumë të rëndësishme të marketingut, e për rrjedhojë me shtimin e kërkesave për pjesëmarrje, u kalua ne një panair të profilizuar vetëm për mobilerinë./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!