Jo vetëm festë: Gratë shqiptare protestojnë, u bëjnë apel institucioneve për solidaritet
Jo vetëm festë e gëzim.
Dhjetëra gra nga organizata të ndryshme zhvilluan sot një marshim protestë në Tiranë, duke apeluar institucionet për më shumë solidariret ndaj grave.
“Barazi dhe dinjitet”,”Respektim rigoroz i urdhrave të mbrojtjes”, “Parandalim i martesave të hershme”, ishin disa nga mesazhet që u përcollën.
“Kërkojmë barazi dhe dinjitet për gratë rome dhe egjiptiane”, u shpreh përfaqësuesja e Rrjetit të Grave Rome.
Marshimi ka nisur nga sheshi “Skënderbej” në qendër të Tiranës dhe është zhvendosur përgjatë bulevardit. Protestueset mbanin parulla e pankarta që përcillnin mesazhe të ndryshme, për barazi gjinore, kundër dhunës ndaj grave, parandalim të martesave në moshë të hershme etj.
Gratë dhe vajzat protestuese e kanë ndaluar për disa minuta këtë marshim para selisë së Kryeministrisë, ku me simbolikën e bilbilave dhe parullat që mbanin në duar, apeluan vëmendjen e shtetit për të drejtat e grave./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!