Pamje për nga Porto Romano, një bombë ekologjike

Këto janë pamjet alarmante që vijnë nga vendgrumbullimi i mbetjeve në Porto Romano, Durrës.Denoncimi është bërë nga biznesmeni i suksesshëm, ish-deputeti Agron Duka i cili me të drejtë shkruan se ky vend është kthyer në një bombë ekologjike.“Derrat dhe lopët ushqehen me plehra, po me këto kafshë kush ushqehet? Këto fotografi janë bërë sot pranë vendgrumbullimit të mbetjeve urbane në Porto Romano të Durrësit, i cili është kthyer në një bombë ekologjike që cënon edhe sigurinë ushqimore”,- shkruan Duka në një status në profilin e tij në Facebook.Pamjet e mëposhtme, nuk kanë fare nevojë për koment por për ndërhyrje të menjëhershme./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT