Rama përshëndet votimin e Demarkacionit: BE t’i heqë vizat Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur miratimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, në parlamentin kosovar gjatë mbrëmjes së të mërkurës.
Në një postim në Facebook, Rama thotë se tashmë është radha e Bashkimit Europian që të heqë pa vonesa vizat për qytetarët e Kosovës.
“Super Vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta.Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës”, shkruan Rama./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT