Rëndësia historike e Statuteve të Shkodrës

Statutet e Shkodrës pa dyshim që përbëjnë një nga dëshmitë më të vyera historike të vendit tonë. Zbulimi i tyre nga studiuesja e njohur Luçia Nadin i japin një dritë të re historisë së Shqipërisë së Mesjetës. Ato janë një dëshmi e realitetit shqiptar të shtatë shekujve më parë, ku si e dinë të gjithë qytetet dhe fshatrat shqiptare udhëhiqeshin nga kushtetuta zakonore.
Statutet e Shkodrës rregullonin jetën e këtij qyteti, duke dhënë me të 279 nyjet e veçanta përcaktime që kanë të bëjnë me administratën, ndërtimet, mirëmbajtjen e qytetit, zanatet, punët e bujqësisë e blegtorisë, importet e eksportet, gjyqet, të drejtën familjare, qëndrimin e të huajve etj.
Për çdo kundravajtje ndaj dispozitave janë përcaktuar gjoba, të cilat përgjithësisht ndahen më dysh midis kontit (mëkëmbësit të mbretit serb) dhe komunës, ose kontit dhe të dëmtuarit ose paditësit.
Ja disa shembuj të mëposhtëm:
Kreu 12: Ndalohet hapje e portës së shtëpisë apo e qilarit si dhe hapja e dritares ballë për ballë me fqinjin, me përjashtim të rasteve kur porta apo dritarja nuk mund të hapet në anë tjetër. Kundravajtësit gjobiten me 12 dinarë, që shkojnë gjysma në favor të Kontit dhe gjysma tjetër në favor të Komunës.
Kreu 24 (Mbi hedhurinat) Urdhërojmë që askush të mos flakë plehra nga dritarja, ballkoni apo qilari në rrugë publike ose çdo lloj rrugëkalimi tjetër të qytetit tonë. Kundravajtësit do të ndërshkohen me 12 grosh gjobë, gjysma e të cilave do t’i shkojë Kontit odhe gjysma Komunës.
Kreu 42 (Mbi prerjen e drurëve): Nëse provohet me dëshmi të sigurta se dikush ka prerë ose ka djegur qëllimisht ullirin e huaj, fajtori dënohet me 50 perperë Sklavonie, që ndahen përgjysmë mes Kontit dhe atij që e ka pësuar dëmin. Nëse nuk arrihet të provohet, i dëmtuari bën betimin bashkë me gjashtë dëshmitarë.
Vetë Statutet e Shkodrës e theksojmë përsëri – janë ndër të paktat tekse juridike që i kanë mbijetuar kohës, të realitetit të jetës qytetare përgjatë brigjeve të Adriatikut të epërm në periudhën mesjetare dhe kjo dëshmon një vlerë të jashtëzakonshme.
Ky dokument na paraqet fytyrën e një vendi me qasje kah detit dhe pjesë e një qarku mesdhetar, që përbënte vetë qëndrën e botës së njohur të asaj kohe, i cili mbijetoi deri në zbulimin e tokave të reja./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT