Tirana ne alarm/Arrestohet iraniani, dyshohet se do kryente akte terroriste pranë Kryegjyshatës
Një shtetas iranian, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për organizim dhe sulme terroriste.Sipas të dhënave të policisë së kryeqytetit, 56-vjeçari është kapur pranë selisë së Bektashinjve në Tiranë dhe dyshohet se po planifikonte sulme terroriste.Burimet policore theksojnë se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F.Z.Fillimisht, personi është ndaluar nga punonjësit e Gardës së Republikës, të cilët më pas ia kanë dorëzuar kolegëve të anti-terrorit. Mendohet se ardhja e tij në Shqipëri ka të bëjë me sulme terroriste.Prej fillim të muajit mars, agjencitë e inteligjencës, policia e shtetit dhe njësitë e antiterrorit janë duke mbajtur në vëzhgim mbi 10 persona të cilët janë sinjalizuar si persona që mund të organizojnë akte terroriste në Shqipëri.Aktualisht, i arrestuar është marrë në pyetje nga policia e Tiranës dhe do të jetë Gjykata ajo që do të vlerësojë masën kundër tij.Ky shtetas është ndaluar pranë selisë së Bektashinjve teksa aty ishte duke u zhvilluar një ceremoni zyrtare.Sot, Kryegjyshata e Bektashinjve ishte në qender të vëmendjes për shkak të festës së Sulltan Novruzit.Kjo është festa zyrtare e këtij komuniteti. Sot, Kryegjyshata ishte e mbushur me besimtarë të shumë dhe politikanë që e kanë uruar nga afër Baba Mondin, drejtuesin e këtij Komuniteti fetar.Iraniani i ndaluar prej disa kohësh ndodhej në shqipëri dhe nga verifikimet ai rezulton se ka hyrë në mënyrë të rregullt në shqipëri, por autoritetet shqiptare nuk kanë patur informacion më parë për aktivitetin e tij si një person me prirje terroriste./ZgjohuShqiptar.info