Kapiteni i Zvicrës mbron shqiptarët: Mirë bënë që festuan ashtu!

Kapiteni i Zvicrës, Stefan Lichsteiner u jep të drejtë Xhakës dhe Shaqirit për mënyrën e festimit të gola duke bërë me duar shqiponjën dykrenare. Në fakt, vetë Lichsteiner është fotografuar duke formuar simbolin e shqiptarëve.“Xhaka dhe Shaqiri e bënë shumë mirë që festuan në atë mënyrë. Serbët shkruajnë dhe provokojnë prej disa ditësh, pastaj edhe ata nuk janë engjëj. Për mendimin tim, gjithçka është ‘ok’. Prindërit e disa lojtarëve të Zvicrën janë përfshirë në një luftë të ashpër. Ka provokime, kështu që për mua janë në rregull”, u shpreh ai.Ndërsa trajneri Petkovic, mundohet ta shmangë përzierjen e politikës me sportiv, duke mbajtur një qëndrim shumë më të ekuilibruar.“Është e qartë që një futbollist kur shënon ndien emocione të veçanta. Të gjithë ne duhet ta lëmë jashtë politikën nga futbolli. Duhet të përqendrohem në futboll, është një pasion që i bashkon njerëzit. Është e rëndësishme të tregojmë respekt”, tha trajneri./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT