Kryeministri i Kosovës përkrah nga zyra futbollistët shqiptarë të Zvicrës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hezituar të komentojë dje para gazetarëve dënimin e lojtarëve shqiptarë me ekipin e Zvicrës, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.Ai preferoi të thoshte vetëm se u gëzohej golave të realizuar në portën e Serbisë.Ndërsa sa i takon refuzimit të tij për të komentuar gjobitjen nga FIFA, Haradinaj e argumentoi duke thënë se është kryeministër.Por edhe pse ai vendosi të mos thoshte asnjë fjalë në drejtim të kësaj çështjeje, Haradinaj ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të shfaqur qëndrimin e tij.Kryeministri i Kosovës ka publikuar një fotografi në Instastory ku duket me simbolin e shqiponjës në duar dhe këtë gjest duket se e kanë bërë edhe njerëzit e afërt që punojnë për të./ZgjohuShqiptar.info