Alarmi: Ky është qyteti që po zhduket pak nga pak në Shqipëri


Ish-Presidenti Bujar Nishani ka denoncuar degradimin dhe rrënimin e një prej qyteteve më të bukura të Shqipërisë, që ai vetë e ka cilësuar si një perlë nga ato të paktat.Bëhet fjalë për Gjirokastrën e mrekullueshme, e cila, sipas Nishanit, po zhduket nga pak çdo ditë.Ai shton se ata që duan vetëm kulla e beton, duan të na fshijnë edhe historinë, edhe trashëgiminë edhe civilizimin.Nishani shkruan:Gjirokastra e vjetër, një perlë nga fare të paktat, (që ne shqiptarët trashëguam nga historia jonë shumë e vjetër por me pak dëshmi), po degradon dhe zhduket nga pak çdo ditë.

Duan të na fshijnë edhe historinë edhe trashëgiminë edhe civilizimin.

Duan vetëm kulla, beton, para, pisllëk, kaos.

Ti mbrojmë ato pak prova të trashëgimisë së qytetërimit tonë që na kanë mbetur.

Makutërit në pushtet duan të zhdukin çdo gjë.

Ata, atë standard kanë.

Qytetarët të flasin./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT