“Kompromisi me Prishtinën, i largët. Kosova i do të gjitha, s’jep asgjë!”

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin është shprehur në një intervistë për RTS se “Kosova i do të gjitha dhe se nuk kërkon të lëshojë asgjë”, dhe duke u mbështetur në këtë arsyetim, ai thotë se “është e vështirë dhe e largët arritja e një kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës”.Vulin vijon më tej të thotë se për këtë arsye Prishtina kërkon të afrojë akoma dhe më pranë vetes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe të sigurojë mbështetjen e e shteteve të fuqishme.Ministri serb ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj flet për përfshirjen e forcave të reja në dialogun Beograd-Prishtinë, sepse ai e sheh se “ato janë në qorrsokak” dhe se “politika e Serbisë nuk është politikë e Serbisë humbëse”.Ai tha se politikanët kosovarë çdo gjë e bëjnë me idenë e ruajtjes së interesave shtetërore kombëtare në territorin e Kosovës.I pyetur nëse i është dhënë shpjegim se pse i është ndaluar hyrja në Kosovë për festën e Vidovdanit pak ditë më parë, Vulin ka thënë:“Ajo që ne dimë është se ata frikësohen nga ajo që unë them apo që mund ta them. Është interesante për mua, jo pse shqiptarët frikësohen nga fjalët e mia, sepse për ata e di se çfarë do të thonë dhe çfarë janë, por është shumë interesante se ndërmjetësuesit tanë evropianë, të cilët duhet të dinë për ndalimin apo ndonjë gjë tjetër, gjithashtu kanë frikë nga fjalët e mia.”/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT