“S’ka ndarje të Kosovës, Serbia bën mirë ta pranojë realitetin”
Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore në Kosovë, Besnik Tahiri ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili tha më herët gjatë ditës së dielë se “Kosova i do të gjitha dhe se nuk kërkon të lëshojë asgjë.”

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Besnik Tahiri shkruan se Vulin dhe zyrtarë të tjerë të Beogradit duhet ta kuptojnë se koha e kompromisit ka kaluar, dhe se tanimë dy shtetet po gjenden “në kohën e pranimit të realitetit”.
“E ç’ka është realiteti? Kosova është e njohur nga mbi 100 shtete të botës dhe tash e 19 vjet kur e kemi fituar lirinë, e 10 vite nga shpallja e pavarësisë, i tërë sistemi politik dhe rregullimi institucional i shtetit është i pavarur”, shkruan Tahiri./ZgjohuShqiptar.info