Pushuesit nga Kosova “pushtojnë” Morinën, radhë të gjata në pikën kufitare

Fluksi i madh i pushuesve nga Kosova ka shkaktuar edhe bllokimin e njërës pjesë të Rrugës së Kombit, segmentit Morinë Kukës.

Radha e automjeteve paraqitet këtë të mërkurë shumë e madhe, çka ka sjellë edhe trafik të rënduar automjetesh nga zona e njohur si Bardhoc deri në urën e Drinit të Zi, në dalje të qytetit të Kukësit.

Drejtuesit e automjeteve thonë se kanë pritur më shumë se dy orë për të kaluar.

Dyndja vjen një ditë pas festës së Kurban Bajramit.

s.a/dita/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT