Befasuese, ja ku jemi të tretët në Europë pas Norvegjisë dhe Islandës

Shqipëria është vend i 3-të në Europë sa i përket energjisë së rinovueshme.Sipas Eurostat, që ka përpunuar të dhënat e vitit 2016, me 86% të energjisë së prodhuar nga burime të rinovueshme, Shqipëria është e treta në Europë pas Norvegjisë dhe Islandës.Vendi ynë ndërkohë është bindshëm përtej mesatares europiane që fiksohet në 30%.Në këtë tendencë ndikon fakti që thuajse e gjithë energjia e prodhuar në vend, vjen nga uji, ndërkohë që në Europë termocentralet dhe kryesisht energjia bërthamore janë një problem gjithmonë e më i madh.Vendet e tjera të rajonit ndërkohë, janë shumë larg normës së 86%. Mali i Zi është ndjekësi më i afërt i Shqipërisë në këtë drejtim, me 51% të energjisë së rinovueshme mbi totalin e energjisë së prodhuar në vend.Në nivel europian, energjia e prodhuar nga burimet hidrike zë 36.99% të totalit të energjisë së rinovueshme, ndërkohë që pjesën tjetër e zë energjia e prodhuar nga era, dielli apo burime të tjera.Vetëm 5 shtete europiane kanë më shumë se gjysmën e energjisë së prodhuar nga burime të rinovueshme./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT