Čeda Jovanovič: Pranojeni, për shkak të krimeve ndaj popullit shqiptar kemi humbë Kosovën
Kosova nuk mund të humbet dyherë”, ka thënë lideri liberal-demokratëve të Serbisë.
Më pak apo më shumë kilomtra katrorë nga kjo apo ana tjetër e kufirit është trivialitet ndaj asaj që mund të ndodhë në qoftë se e humbim paqen, ka vlerësuar kryetari i Partisë Liberal Demokrate (LDP) të Serbisë Cedomir Jovanovic, duke komentuar debatet aktuale mbi zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Sipas kumtesës së sotme të PLD-së, Jovanovic për “A1on” ka thënë se “të gjithë duhet ta kenë të qartë një fakt” e ky është se “Kosova nuk mund të humbet dyherë”.
Për shkak të politikës së gabuar dhe për shkak të krimeve ndaj popullit shqiptar kemi hyrë në luftë, nga e cila kemi dalë me kapitulim, ka përfunduar Jovanovic./ZgjohuShqiptar.info