“Plisat” largojnë flamurin e Kosovës, njohin vetëm atë kuqezi

Tifozët e Prishtinës, ‘Plisat’ janë gjithmonë në qendër të vëmendjes kur bëhet fjalë për patriotizëm.

Në ndeshjen e basketbollit kundër Bashkimit ata kanë bërë një veprim që po komentohet shumë.

Gjatë ndeshjes, në tribunën ku qëndronin Plisat, përveç flamurit shqiptar të shpalosur nga ta, ndodhej edhe ai i Kosovës.

Njëri prej pjestarëve të këtij grupimi, e ka tërhequr flamurin e Kosovës për ta larguar atë.

“Plisat” njihen si besnikët e përjetshëm të Prishtinës, por edhe të Shqipërisë.

Me krijimin e Kosovës si realitet i ri, me përfaqësuesen e saj, disa tifo-grupe në Kosovë bën zgjedhjen e tyre, për të mbështetur dardanët, por për këta tifozë ekziston vetëm një flamur./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT