India nuk njeh Kosovën, boksierja Donjeta Sadiku mbetet jashtë kampionatit Botëror
Komiteti Olimpik i Kosovës ka lajmëruar sot se boksierja kosovare, Donjeta Sadiku nuk është pajisur me vizë për të garuar në IndiShumë sportistë të Kosovës janë duke pasur probleme me viza për të udhëtuar në vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.“Përfundimisht, boksieres tonë, Donjeta Sadiku, i mohohet pjesëmarrja në kampionatin botëror në New Delhi të Indisë. Shteti i Indisë nuk lejoi t’i japë vizën Donjetës, me arsyetimin se nuk e njohin Republikën e Kosovës”, thuhet në një positim të Komitetit Olimpik të Kosovës në Twitter.Dje Spanja u dorëzua para Komitetit Ndërkombëtarë Olimpik, pasi që dha vizat për atletët kosovarë për të marrë pjesë në një garë në Barcelonë, por kjo nuk ka ndodhur me Indinë.Ky refuzim e dëmton shumë Donjetan, e cila është duke luftuar për të marrë pikë olimpike, në mënyrë që të konkurrojë për medalje olimpike në lojërat olimpike të Tokios./ZgjohuShqiptar.info