Myftiu i Turqisë me mesazh helmues Kosovës: “Nuk është gjuha dhe kombi elementi kryesor i indentitetit, por feja”
Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbaş i cili po qëndron në Kosovë, me ftesë t BIK-ut, ka hedhur deklarata kundër identitet shqiptar duke thënë se feja është elementi kryesor i një kombi, pastaj gjuha, kombësia etj.
Këto deklarata janë tendencioze dhe shumë të rrezikshme sepse misioni i Turqisë, është zbehja e identiteti kombëtar shqiptar duke tentuar t’i bëj shqiptarët sikurse boshnjakët e Bosnjës, një komb mysliman.
Sipas tij, rinia është një pasuri dhe mundësi e madhe që do t’i çojë popujt në të ardhmen. Erbaş tha se “Gjëja që bën që një popull të mbetet i përhershëm në skenën historike është identiteti i tij. Identitetin në fjalë e përbëjnë elementet si gjuha, historia, kultura, gjeografia e atdheu. Ndërkaq elementi kryesor që e përbën identitetin është feja dhe besimi. Historia na ka treguar se popujt kur po i humbin vlerat në fjalë, së fundi po e humbin edhe identitetin. Për këtë arsye elementi kryesor që duhet të fokusohet në Republikën e Kosovës është realizimi i çdo lloj të përpjekjes në mënyrë që gjeneratat e reja të përfitojnë identitetin ideal musliman”.
Ai më tej theksoi se Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë, Republika e Turqisë dhe populli turk do të vazhdojnë gjithmonë që të jetë pranë vëllezërve muslimanë në Kosovë. Erbaş më tej theksoi se Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës do të mbajnë të gjallë vlerat dhe kulturën e Islamit dhe do të mbrojnë Islamin nga perceptimet e gabuara./ZgjohuShqiptar.info