Policia nuk lejon hyrjen në Kosovë të gazetarëve rusë
Kanë mësyrë Kosovën, por nuk kanë marrë leje për ta vizituar këtë vend. Këtyre dy gazetarëve Rus, u ka mjaftuar leja nga Beograd për të ardhur në Mitrovicë. Por gabimin e tyre e kuptuan kur arritën në pikën kufitare në Jarinje. Policia e Kosovës, i kthye mbrapsht gazetarët Rus, shkruan Express.
Për në Serbi janë kthyer edhe shumë kamionë me produkte serbe e që s’kanë paguar doganën 100 për qind. Asnjë automjet me mallra serbe nuk u fut të hënën.
Taksa prej 100 për qind po zbatohet edhe në pjesën veriore të Kosovës. Brenda ditës shumë pak kamion depërtojnë përmes kësaj pike kufitare; kryesisht ata që janë tranzit.
Ndërkaq për taksën pritet që serbët e veriut të protestojnë sërish.
Në këtë protestë po paralajmërojnë pjesëmarrje serbët e Mitrovicës së veriut, pasi sipas tyre kjo nuk është e mirë as për serbët as për shqiptarët.
Qeveria e Kosovës, të mërkurën ka marrë vendim që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.
v.l/ Dita/ZgjohuShqiptar.info