Reagon Rama: Shqipëria s’lufton me arkmorte, turpëruan flamurin e tyre
Ditën e sotme në fshatin Bularat është përcjellë për në banesën e fundit minoritari grek Kostandinos Kacifa, i cili u vra nga forcat RENEA rreth një javë më parë.
Mirëpo prania e personave që kishin ardhur nga Greqia për ceremoninë e varrimit në Bularat dhe që kënduan në kor thirrje antishqiptare ka irrituar qytetarë të shumtë, të cilët i kanë shkruar dhe Kryeministrit Edi Rama.
Një prej tyre i ka shkruar Ramës duke i kërkuar të ndërhyjë me patjetër sepse ata kanë përdhosur vlerat tona, dhe ai duhet t’ ju tregojë vendin.
Mesa duket Ramën nuk e ka “mbajtur” vendi dhe i ka kthyer përgjigje menjëherë, pasi i ka shkruar se vend ynë nuk lufton me arkmorte dhe as me provokatorë varrimesh.
“Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku… Shqiperia nuk “flliqet” nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama nddër të tjera./ZgjohuShqiptar.info