Vuçiç: Nuk jam armik i shqiptarëve, por as kundërshtar i lehtë
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili tha se armiku i vetëm i Kosovës ishte Vuçiç dhe Serbia.
“Për hir të shqiptarëve dua të them që nuk jam armiku i tyre,” tha presidenti serb gjatë një interviste të dhënë në Prva TV të enjten në Beograd.
“Përkundrazi, unë jam armiku i të gjithë atyre që dëshirojnë të përndjekin dhe vrasin popullin serb. Prandaj e kuptoj deklaratën e Kadri Veselit”-u shpreh kreu i shtetit serb.
Vuçiç shtoi se do të kujdeset nëse shqiptarët do të reagojnë ose kërcënojnë sigurinë e dikujt.
Ai theksoi se do të vazhdojë të mbrojë interesat e Serbisë dhe popullit.
“Ata do të donin shumë që të kishin si kundërshtarë dikë që mund ta mundnin lehtë. Unë e di, në një farë mënyre, unë jam i nderuar me një deklaratë të tillë,” tha Vuçiç, duke iu referuar fjalimit të Veselit të mbajtur ditën e mërkurë në parlament gjatë seancës së jashtëzakonshme./ZgjohuShqiptar.info