576- vjetori i Shkollës së Arbërve të Venedikut (1442-2018)!
Godina e shkollës, që sot konsiderohet për njerin ndër atrakcionet turistike të Venedikut, ishte ngritur midis kishës së Shën Mauricit dhe kumbonarit, gjë që mund të vërhet fare lehtë edhe sot.Ballina e Shkollës, duke qenë në një lini me kishën, shikonte sheshin Piovan.Në mes të godinës, është gjendur oborri pitoresk bashkë me një pus në qendër dhe me një galeri druri, e cila rrethonte oborrin në tërësi me hardhi. Në katin përdhesës është gjendur e ashtuquajtura Albergo da basso (Bujtina e poshtme), ku është vendosur një altar guri pak i ndriçuar, gjë që dëshmohet edhe nga radhonjat e Statutit ose Amzës së shkollës.Shkruan: Prof. Dr. Jahja DrançolliMarrëdhëniet arbërore – venedikase datojnë së paku nga shek. XI. Nga kjo kohë e sidomos nga kapërcyelli i shk. XIV, Republika e Venedikut, pasi që kishte zhvilluar shtetin, fuqinë ekonomike dhe zotëronte gati me tërë bregdetin lindor të Adriatikut dhe me pjesën e madhe të ishujve të Bizantit, pra edhe me disa qytete bregdetare të Arbërisë, qendra e saj ishte bërë jo vetëm një vend takimi i shumë mërgimtarëve, por edhe rrugë për afirmimin e kulturave të tyre në kulturën e Rilindjes Europiane.Këtej, sipas mërgimtarëve të ngulitur këtu, nisën të quheshin edhe pjesët ca më të vogla të qytetit. Në këtë kontekst, sipas komunitetit arbëror, i cili ishte shpërndarë në zona, si ato, Castello, San Croce, San Polo, Cannaregio dhe San Marco, u quajtën gjashtë rrugë Calle degli Albanesi.Në zonën San Marco u vendosën edhe toponimet të cilat ndërlidhëshin me familjen bujare Zguri, të vendosur këtu nga kapërcyelli i shek. XIV. Pallati tyre gjendet në sheshin e Shën Mauricit, shumë afër objektit të Shkollës së Arbërve.Përballë këtij pallati, po në këtë shesh, skaj shkollës në fjalë gjendet Pallati Molin, pronë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të cilën ia kishte dhuruar Republika me rastin e shpalljes së tij për qytetar nderi të Venedikut.Valët më të mëdha të mërgatës arbërore në Venedik i ndeshim nga koha e pushtimeve të Dushani (1331-1355), dhe sidomos nga koha e pushtimeve osmane (1385-1571).Veç Venedikut dhe ishujve përreth, mërgimtarët arbërorë i ndeshim edhe në Ancona, Rimini, Pesaro, Vicenza, Padova, Treviso, etj. Në këtë rrugë ekzili ishin nisur kryesisht arbërit nga Tivari, Shasi, Ulqini, Shkodra, Lezha, Durresi, Drishti, Novobërda, etj.Për të gjithë këta të ardhur nga qytetet në fjalë, në perceptimin e përditshëm si dhe në dokumente zyrtare venedikase është përdorur apelativi Albanese, të cilët gjatë tetorit të vitit 1442, në famullinë San Severo të pjesës lindore të zonës së qytetit të quajtur Castello, kishin themeluar Shkollën e Arbërve ose Scuola degli Albanesi.Është fjala për një tip të shkollave të vogla (Le scuole piccole), numri i të cilave ishte bukur i madh. Shkolla në fjalë ishte një lloj qendre nacionale për artet, artizanët dhe zejtarët. E konsiderojmë gjithashtu për qendër të parë fetare ku mbaheshin shërbesat në gjuhë arbërore.Organizimi saj është bazuar në shkolla të vogla të qytetit. Këtej, ajo kishte këtë strukturë: Banca, Gastaldo (ose guardiano), Vicario, Scrivano, dhe Degani.Shkolla Arbërore në fillimët e saj ishte kushtuar Zojës së Këshillit të Mirë, e quajtur edhe Nostra Signora di Scutari, si dhe Shën Galit. Që në vitin 1447 selia e shkollës ishte transferuar në famullinë San Maurizio, në zonën e Shën Markut, pjesë e qendrës së qytetit.Për shkaqe të rritjes së numrit të mërgimtarëve arbër, autoritet venedikase nga kapërcyelli i shek. XV u japin të drejtën për ta përdorur varrezën në bazilikën e njohur dominikane SS Giovanni e Paolo, ku edhe sot ruhën shumë varre të bashkëvëllezërisë arbërore.Në varrezën e përmendur më sipër mund të ndeshim këtë mbishkrim: QUESTA SEPULTURA SI E DELLA SCHOLA DE/ LA NATION DI ALBANESI MCCCCLXXXXI.Godina e shkollës, që sot konsiderohet për njerin ndër atrakcionet turistike të Venedikut, ishte ngritur midis kishës së Shën Mauricit dhe kumbonarit, gjë që mund të vërhet fare lehtë edhe sot. Ajo kishte një ballinë të ngushtë me proporcion shumë të thellë, e cila mbështetej drejtpërsedrejti me kishën e Shën Mauricit.Ballina e Shkollës, duke qenë në një lini me kishën, shikonte sheshin Piovan. Kundruall shkollës kanë qenë të ngritur shtëpiat e kapelanëve, që shtriheshin deri te procka e afërme e Shën Mauricit dhe më pastaj duke u zgjatur deri te ndërtesa e kuvendit të Shën Mauricit.
