BE-ja i përgjigjet AAK’së pas kërkesave për largimin e Mogherinit nga dialogu

E ndaj kësaj kërkese së fundi ka reaguar vetë Bashkimi Evropian.

Akuzat dhe përplasjet ndërmjet Haradinajt dhe partisë së tij, me Mogherinin dhe Bashkimin Evropian nuk kanë të ndalur. Ishte së fundi deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj që propozi largimin e Mogherinit dhe Hahnit nga dialogu.

Nitaj gjithashtu kërkoi që Amerika të përfshihet në dialogun ndërmjet dy shteteve.

“Mogherini dhe Hahn, nuk po dëshmohen të paanshëm në dialogun Kosovë-Serbi, prandaj ata edhe nuk duhet të pranohen si ndërmjetës në këtë dialog! Pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në këtë proces, ky dialog nuk mund të ketë sukses!”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

E ndaj kësaj kërkese së fundi ka reaguar vetë Bashkimi Evropian.

Maja Kocijançiq zëdhënëse e Mogherinit, ka thënë se dialogu do të zhvillohet ndërmjet dy presidentëve.

Ajo tutje ka theksuar se i mbetet Kosovës dhe Serbisë që ta përcaktojnë agjendën, dhe rezultatin e bisedimeve.

“Dialogu zhvillohet në nivelin e presidentëve Vuçiq dhe Thaçi, dhe lehtësohet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini. Në fund të fundit, dialogu i takon dy palëve që ta përcaktojnë agjendën, shpejtësinë dhe rezultatin e diskutimeve”, ka thënë Kocijançiq për Insajderin.

Tutje ajo i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që sa më shpejtë të arrijnë marrëveshje finale.

Sipas saj, kjo ndikon në aspiratat e dy vendeve në rrugën evropiane.

“Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosovës të angazhohen për ta vazhduar sa më shpejtë dialogun, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë të normalizimit të raporteve, me perspektivën evropiane të dy shteteve për në BE”, përfundoi Maja Kocijançiq.

Akuzat e kryeministrit Haradinaj kanë vazhduar edhe sot. Shefi i ekzekutivit kosovar, ka akuzuar Mogherinin se e ka devijuar procesin e dialogut.

/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT