Goditja e radhës për Serbinë dhe bizneset, hyn në fuqi vendimi për produktet që shiten në Kosovë
Të gjitha produktet në treg duhet të kenë afër flamurin e shtetit ku prodhohen, për këtë nga sot ka hyrë në fuqi vendimi.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka bërë të ditur tani secili konsumator dhe qytetar i Kosovës do ta dinë saktë se produktin e cilit vend do ta blen.
“Nga sot ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ, të cilin e kam nënshkruar para disa ditësh në lidhje me përdorimin e flamujve afër çmimit të secilit produkt që shitet në tregun e Republikës së Kosovës”, shkruan në Facebook ministri
“Flamuri duhet të jetë i vendosur në anën e majtë, afër çmimit të produktit, në madhësi të çmimit, por jo më i vogël se 4 cm me 2cm.
Ftoj të gjithë shitësit që ta respektojnë këtë udhëzim dhe të jenë bashkëpunues, sepse ky është edhe një hap në vetëdijësimin e konsumatorit, për mënyrën e blerjes së produkteve në tregun e Kosovës.
Tashmë secili konsumator dhe qytetar i Kosovës do ta dinë saktë se produktin e cilit vend do ta blen. Ne po punojmë çdo ditë që të rrisim prodhimin vendor, të përmirësojmë cilësinë e prodhimit vendor, prandaj ky është edhe një hap tutje për inkurajimin e qytetarëve të Kosovës që të konsumojnë sa më shumë prodhime vendore” shtoi ai./ZgjohuShqiptar.info